← Maqedoni
Live · Maqedoni · 02:23 · 15 Korrik 2026

Cili prioritet ka qendra klinike?

Ish-drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor Sasho Klekovski thotë se buxheti i Fondit ka arritur në 55,9 miliardë denarë

— Në sistemin shëndetësor gjatë dy viteve të fundit janë investuar 9 miliardë denarë më shumë, ndërsa pagat në sektorin publik shëndetësor janë rritur me rreth 16 për qind mbi normën e inflacionit. Ish-drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, që prej sot është Ministër i Shëndetësisë, bëri të ditur se buxheti i Fondit ka arritur në 55,9 miliardë denarë, prej të cilave 4,82 miliardë denarë janë ndarë për barna inovative për trajtimin e sëmundjeve onkologjike dhe të rralla.

“Listën pozitive pas dekadash e rritëm me 3 herë arritëm të merrnim çmime më të ulëta përmes konkurrencës me ilaçet gjenerike dhe treguam se me ndryshime të vogla duke transferuar ilaçet nga përdorimi spitalor në farmaci, mund ta bëjmë jetën më të lehtë për pacientët, po flas për pacientët onkologjikë, por edhe për klinikat onkologjike”, tha Sasho Klekovski.

E si Ministër i Shëndetësisë, Klekovski tha se prioritet do të ketë Qendrën e re klinike në Shkup, si dhe spitalet rajonale. “Mund ta përsëris fokusin e qeverisë në rajonalizimin e Shtipit, Tetovës, Kërçovës dhe Qendrës Klinike mbeten ndër prioritetet, janë ndër prioritetet e qeverisë dhe sigurisht që do të mbeten prioritet”, deklaroi Sasho Klekovski.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/klekovski-si-minister-i-shendetesise-prioritet-kam-qendren-klinike-dhe-spitalet-rajonale/

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën