Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Haxhijaha Xhaferi: Telefonat janë thikë me dy teha për nxënësit

Përdorimi i telefonave gjatë orëve mësimore mbetet sfidë për arsimin, ndërsa synohet angazhimi i nxënësve.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Teknologjia po bëhet pjesë e arsimit, por përdorimi i kontrolluar i saj gjatë orëve mësimore mbetet sfidë për shkollat. Pranvera Haxhijaha Xhaferi, profesoreshë e lëndës së informatikës, theksoi se pajisjet telefonike janë bërë të pranishme në përditshmërinë e nxënësve, duke ndikuar në përqendrimin e tyre gjatë procesit edukativ.

Haxhijaha Xhaferi: Telefonat janë thikë me dy teha për nxënësit
Video · YouTube ↗

Sipas saj, prania e telefonit pranë nxënësit, qoftë i përmbysur apo në gjendje vibrimi, krijon impuls për të kontrolluar njoftimet. Haxhijaha Xhaferi u shpreh se «nga përvoja ime që kam parë se deri sa telefoni është afër nxënësit qoftë ai të jetë i përmbysur ose të jetë në vibrim nxënësi ka impuls që t’i sheh notifikacionet të cilat paraqiten dhe kjo atë e shpërqëndron dhe koncentrimi i tij ndahet të sheh se cka ndodh në telefon apo të ndëgjonë rrjedhen e mësimit».

Profesoresha shtoi se me programet e reja mësimore synohet vendosja e nxënësit në qendër të procesit përmes aktiviteteve edukative. Ajo theksoi se autoriteti i profesorit nuk ka të njëjtin ndikim si më parë, ndaj çelësi për shmangien e shpërqendrimit është angazhimi i vazhdueshëm i nxënësve në orë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme