Studentët pranojnë modelin e ri për ushqimin, por vendosin dy kushte
Organizata "Rezistenca Studentore" pranon rritjen e subvencionit mujor në 4500 denarë, duke kërkuar ndryshime ligjore dhe publikimin e listës së marketeve.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Organiza «Rezistenca Studentore» ka dhënë përgjigjen e saj lidhur me modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor, duke pranuar propozimin e Qeverisë për rritjen e shumës mujore nga 3.500 në 4.500 denarë. Ky propozim u ishte prezantuar më parë përfaqësuesve të parlamenteve studentore gjatë një takimi me kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ku kreu i ekzekutivit kishte deklaruar se priste përgjigje dhe se palët ishin pajtuar për këtë zgjidhje.
Pavarësisht pranimit, organizata ka vendosur dy kushte që duhet të plotësohen para se modeli të hyjë në fuqi. Nga kjo strukturë kërkohet që të gjitha zgjidhjet e dakorduara të përfshihen në Ligjin për ushqimin e subvencionuar studentor, si dhe të publikohet paraprakisht lista e kompanive dhe marketeve ku mund të shfrytëzohen mjetet. «Pranimin e modelit të propozuar e kushtëzojmë me përfshirjen e zgjidhjeve të dakorduara në ligj dhe publikimin me kohë të listës së kompanive dhe marketeve», thuhet në qëndrimin e tyre.
Modeli i ri parashikon vendosjen e një sistemi digjital të quajtur «M ushqimi studentor» përmes aplikacionit «M. shërbiomet», si dhe zbritje shtesë në marketet dhe kompanitë e përfshira, të cilat do të vlejnë deri në fund të muajit pavarësisht shpenzimit të gjithë shumës. Tani mbetet për t'u parë nëse Qeveria do t'i përfshijë kushtet e studentëve në zgjidhjen ligjore.