Grabitet një bastore në Çair, tre persona kërcënojnë punonjësin me armë
Tre persona të maskuar kanë sulmuar një bastore sportive në Shkup, duke i marrë punonjësit paratë e qarkullimit ditor nën kërcënimin e armëve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në zonën e Çairit në Shkup, ku tre persona të maskuar kanë hyrë në një bastore sportive dhe kanë kërcënuar punonjësin e pranishëm. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është paraqitur në polici më 30 tetor, në orën 23:54.
Autorët e panjohur kanë përdorur armë zjarri gjatë sulmit. Sipas MPB-së, «tre persona të gjinisë mashkullore, me kërcënim me armë zjarri, i kanë marrë punonjësit paratë nga qarkullimi ditor».
Pas ngjarjes, strukturat policore kanë nisur hetimet dhe po ndërmarrin masa operative për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë grabitje.