Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Mustafa: Ndërrimi i drejtuesve në drejtësi nuk mjafton pa reforma

Juristi Milazim Mustafa vlerëson se besimi në gjyqësor kërkon buxhet dhe punësime, pas ndryshimeve të fundit në krye të prokurorive.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Rritja e besimit në sistemin e drejtësisë nuk mund të arnohet vetëm përmes ndryshimit të udhëheqësve të institucioneve, por kërkon buxhet, punësime të reja dhe reforma sistemore. Këtë qëndrim e ka shprehur juristi Milazim Mustafa, pas zhvillimeve të fundit që sollën zgjedhjen e prokurores së re të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si dhe emërimin e kryeprokurorit shtetëror.

Mustafa: Ndërrimi i drejtuesve në drejtësi nuk mjafton pa reforma
Video · YouTube ↗

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit zgjodhi në krye të këtij institucioni prokuroren Iskra Haxhi Vasileva. Ndërkohë, gjatë muajit mars të këtij viti, në krye të Prokurorisë së Shtetit u zgjodh prokurori Nenad Saveski, pas një atmosfere të trazuar me prokurorin paraprak.

Megjithatë, Mustafa shprehet se nuk është optimist se gjërat do të ndryshojnë vetëm me largimin e një personi dhe ardhjen e një tjetri, pa u ndërmarrë masa rrënjësore. Sipas tij, çelësi i bllokadës qëndron te Ministria e Financave, e cila nuk jep pëlqime për punësime të reja, duke lënë institucionet me mungesa të theksuara të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit teknik e profesional. Ai shton se zhbllokimi i fatit të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe pranimi i gjeneratave të reja do të sillte zgjidhje më të shpejta, ndërsa thekson se rritja e pagave nuk përbën problematikën kryesore të fushës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme