Kerët

Kerët, hyjni të vdekjes, bij të Natës. Paraqiteshin me krahë të zinj dhe trupin të mbuluar me një mantel të njomur me gjak. Ata shkonin në fushat e betejës për të thithur gjakun e të vdekurve dhe ngulnin kthetrat e tyre në trupin e të vdekurve. Më vonë kerët përfytyroheshin si gjeni të këqinj, që u këshillonin njerëzve veprime të kobshme.