Irida
Irida (Iris), bija e Taumantit dhe e Oqeanidës Elektër. Ishte lajmëtarja, shërbyesja dhe e besuara e Herës dhe pranonte të gjitha dëshirat e zonjës së saj. Ajo simbolizonte ylberin që quhej si urë midis qiellit e tokës, midis perëndive dhe njerëzve. Në poemat e mëvonshme ajo paraqitej si gruaja e Zefirit dhe nëna e Erosit.