Jashtësmet
Jashtësmet, nimfa të mitologjisë shqiptare, të ngjashme me driadat greke, që ashtu si ato, mbronin pyjet e malet. Ato bënin një jetë të gëzueshme, këndonin dhe kërcenin. Shpeshherë rrëmbenin djem e vajza, i shpinin në mal dhe atje hiqnin valle së bashku me ta pa pushim, derisa të rinjtë të treteshin e të vdisnin. Por Jashtësmet i mbronin ata njerëz që kujdeseshin për drurët e pyjeve.
Jobati → Belerofonti.