Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ekran i madh në sheshin “Skënderbeu” për seancën e Hagës

Nënkryetarja e Prishtinës bëri të ditur se më 16 shtator do të vendoset ekran për seancën në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se në sheshin “Skënderbeu” do të vendoset një ekran i madh, përmes të cilit qytetarët do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt seancën gjyqësore në Hagë më 16 shtator.

Foto: www.epokaere.com / www.epokaere.com
Foto: www.epokaere.com / www.epokaere.com

Musmurati ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka organizuar një sërë aktivitetesh në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, duke përmendur “Orën e Pritjes”, një mural në Ulpianë dhe ekspozitën e fotoreporterit Visar Kryeziu.

Gjithashtu, ajo ka njoftuar se më 12 shtator Komuna e Prishtinës do ta mbështesë marshin e organizuar nga “Liria ka emër”, i cili nis në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu”.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme