Armë gjuatie dhe fishekë të sekuestruara në fshatin Kleçkë
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në një hambar në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve nga qytetarët.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në veri të vendit, ku ka sekuestruar armë dhe mjete të tjera ilegale në një hambar në fshatin Kleçkë të komunës së Zubin Potokut. Veprimet policore erdhën pas informacioneve të pranuara nga qytetarët për dyshimet rreth një lokacioni në këtë zonë nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.
Gjatë kontrollit në terren, autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie gjysmë-automatike, një pushkë gjuetie dy-tytëshe, një revole (TT) me një karikator të zbrazët, 33 fishekë për armë të gjata, dy karikatorë të zbrazët për armë të gjata, si dhe një këllëf me optikë për armë të gjatë. Lidhur me këtë rast nuk ka persona të arrestuar deri në këtë fazë të hetimeve.
Prokurori i Shtit është njoftuar për veprimet e ndërmarra dhe ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale «Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve». «Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar, duke i inkurajuar që edhe më tej të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë informacione që kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Çdo informacion lidhur me raste të dyshimta mund të raportohet në numrin emergjent 192» thuhet në njoftim.