46 persona humbën jetën në rrugët e Kosovës brenda 6 muajve
Policia regjistroi 500 aksidente më pak sesa në gjashtëmujorin e parë
PRISHTINË — Në 6 muajt e parë të këtij viti, 46 persona kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës. Numri i aksidenteve në trafik, sipas Policisë së Kosovës, ra dukshëm këtë vit, krahasuar me përudhen e njëjtë të vitit të kaluar, ku në gjashtë muajt e parë u shënuan mbi 500 aksidente më pak.
Një nga aksidentet më të rëndë u shënua në Istog, ku pas përplasjes mes dy veturave humbën jetën gjyshi dhe mbesa e mitur. Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se vendi nuk ka një strategji për sigurinë rrugore.
“Na nuk kemi baza ligjore për strategji. Pastaj nuk kemi institute për hulumtimin, flas për njerëz profesionist për hulumtimin e shkaktarëve të aksidenteve ose faktorëve. Pastaj nuk kemi agjencion për sigurinë rrugore i cili agjencion duhet të pranoi rekomandime prej instituteve në mënyrë që t’i parandalojmë aksidentet e tjera në të njëjtin vend”, vlerëson Dedaj.
Polica e Kosovës thotë se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, u shënuan 45 aksidente me fatalitet, me 46 persona të vdekur. Kurse në përudhen e njëjtë të vitit të kaluar, kishte 45 të vdekur me pesë aksidente më pak.
Policia, për të parandaluar aksidentet në trafik, në vazhdimësi analizon të dhënat rreth sigurisë në trafik, harton plane operative, bënë fushata dhe si masë parandaluese/ndëshkuese gjobitë shkelësit në trafik.
Burim: IndeksOnline, IKShPK jep alarmin për stuhitë, 25 anesteziologë të rinj nisin punën në QKUK, Mbi 3.100 të helmuar në Gostivar, Zemaj: nën 2% e investimeve kapitale në shëndetësi, 18-vjeçari lëndohet rëndë në aksident, Prokuroria heton analizat e ujit, Spitali i Pejës kërkon largim, LDK mohon marrëveshjen me VV — Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #kosove
KEDS ndërpret sot rrymën në Prishtinë e Drenas — ndërprerjet deri në 12 orë

Vdes Avdi Shala, mjeshtri i letërsisë shqipe për fëmijë

Zyrtaret e DShAM-së lëshuan leje qëndrimi kundër ryshfetit — dy të arrestuara

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.