Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:03 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa KOS

25 anesteziologë të rinj nisin punën në QKUK dhe spitalet rajonale

Tani ka 60 anesteziologë; numri i përgjithshëm ende i ulët

Redaksia ZHURMA 23:11 Përditësuar 16:17 1 min lexim
25 anesteziologë të rinj nisin punën në QKUK dhe spitalet rajonale
FOTO · Foto: Thailand Nonthaburi ศูนย์การแพทย์ปัญญานันทภิกขุ ชลประทาน (ธันวาคม 2022) operatin / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Prej vitesh, mungesa e anesteziologëve ka qenë një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor. Megjithatë, tashmë në QKUK dhe spitalet rajonale janë shtuar 25 anesteziologë të rinj, të cilët pritet të forcojnë kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor duke ndikuar drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Sipas Menaxhmentit të Klinikës së Anesteziologjisë, ky fluks i ri ka filluar të lehtësojë ngarkesën e punës, ndonëse numri i përgjithshëm mbetet ende nën nevojat optimale të të gjitha reparteve kirurgjike. “Kjo e ka përmirësuar relativisht situatën sa i përket numrit. Nuk është numri që u nevojitet klinikave, duke pasur parasysh kapacitetet e mëdha që kanë, por megjithatë jemi të kënaqur me pranimin e anesteziologëve të rinj. Ata tashmë janë sistemuar nëpër klinika dhe efektet e para të përmirësimit po shihen, pasi është ulur presioni”, tha Ismet Jusufi, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

Përveç rritjes së numrit të ndërhyrjeve kirurgjike, ky plotësim i stafit do të mundësojë edhe menaxhimin e pushimeve të rregullta vjetore për personelin ekzistues, i cili ka operuar nën mbingarkesë të vazhdueshme. “Ajo që është e rëndësishme është se pjesa më e madhe e tyre nuk ka arritur t’i kryejë as pushimet vjetore të vitit 2025. Ngarkesa e madhe në punë ka shkaktuar lodhje të stafit. Tani, me shtimin e tyre, synojmë që të paktën ata që kanë punuar pa pushim të mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre”, vazhdoi Jusufi, raporton RTK.

— Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/punesohen-25-anesteziologe-te-rinj-zbutet-mbingarkesa-ne-spitale/ — Redaksia ZHURMA

Komentet