Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

MASh shfuqizon zgjedhjen e Agron Bajraktarit rektor të UShAF-it

Ministria e Arsimit ka anuluar vendimin e Këshillit Drejtues të UShAF-it për rektorin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FERIZAJ — Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, përmes të cilit Agron Bajraktari ishte zgjedhur rektor. Vendimi është ndërmarrë pas konstatimit të shkeljeve ligjore në procedurën e zgjedhjes, të evidentuara në një opinion të Zyrës Ligjore të ministrisë.

MASh shfuqizon zgjedhjen e Agron Bajraktarit rektor të UShAF-it
Foto: Ndërtesa e Ministrisë së Arsimit në Prishtinë · Foto: Bdx / Wikimedia Commons, CC0

Sipas ministrisë, shkeljet e identifikuara përfshijnë mosrespektimin e detyrimit ligjor për intervistimin e kandidatëve nga të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe zgjedhjen e Bajraktarit për një mandat të tretë në kundërshtim me dispozitat ligjore. Këshilli Drejtues, përkundër kërkesave të vazhdueshme, kishte refuzuar për muaj të tërë të shqyrtonte opinionin ligjor dhe të trajtonte shkeljet e konstatuara.

Pas këtij vendimi për rikthimin e ligjshmërisë, MASh i ka kërkuar Këshillit Drejtues që brenda afatit prej tri ditësh të emërojë një ushtrues detyre të rektorit me konsensus të plotë dhe të nisë përgatitjet për një konkurs të ri. Ministria ka ftuar stafin akademik, atë administrativ dhe anëtarët e Këshillit Drejtues që të kontribuojnë në tejkalimin e situatës dhe stabilitetin institucional.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme