Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

18-vjeçarja lëndohet rëndë në aksident në Komoran

Parametrat jetësorë të pacientit janë relativisht stabilë, vazhdon monitorimi

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Një 18-vjeçare u lëndua rëndë në aksidentin e djeshëm në Komoran dhe vazhdon të trajtohet në Mjekinin Intensiv Qendror të QKUK-së. Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur shefi MIQ, Shaqir Uka, i cili tha se parametrat jetësorë të pacientit janë relativisht stabilë.

18-vjeçarja lëndohet rëndë në aksident në Komoran
Foto: Ilustrim · Oddel za traumatologija - GOB 8 septemvri (Public domain) / Wikimedia Commons

Parametrat vitale i ka relativisht stabile. Po vazhdon monitorimi i saj nga ekipi mjekësor. E ka marrë terapinë sipas protokolleve të parapara dhe nevojave të pacientit, deklaroi Uka. Ai bëri të ditur se 18-vjeçarja vazhdon të mbahet në gjumë të induktuar me barna dhe është e lidhur me ventilator. Në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e të martës në Komoran humbi jetën motra e saj, 24-vjeçarja Rea Raka.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme