Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Profesoresha Amira McNeil i bashkohet stafit akademik të UKZ-së

Universiteti Publik “Kadri Zeka” zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me angazhimin e profesoreshës nga SHBA përmes projektit me Peace Corps.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka zgjeruar bashkëpunimin ndërkombëtar akademik përmes angazhimit të profesoreshës Amira McNeil nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do të qëndrojë për një vit në këtë institucion në kuadër të projektit me Peace Corps. Rektorja Fitore Malaj ka pritur në një takim profesoreshën McNeil, duke e vlerësuar praninë e saj si mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave akademike dhe avancimin e cilësisë në mësimdhënie e të nxënë. Malaj u shpreh se ky bashkëpunim sjell qasje të reja në mësimdhënie dhe do të jetë vlerë e shtuar për studentët e stafin akademik.

Profesoresha Amira McNeil i bashkohet stafit akademik të UKZ-së
Foto: 2lonline.com

Gjatë qëndrimit njëvjeçar, McNeil do të kontribuojë në zhvillimin e mësimdhënies së gjuhës angleze, organizimin e punëtorive e seminareve, avancimin e syllabuseve dhe kurrikulës, si dhe në mbështetjen e procesit të riakreditimit të Programit Master për Mësimdhënie të Gjuhës Angleze. Nga ana e saj, profesoreshë McNeil u shpreh e lumtur për mundësinë e punës në UKZ, duke theksuar synimin për të ndarë përvojën e saj dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të programeve akademike.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme