Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 23 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

AUV kryen 70 inspektime në Gostivar — asgjësohen 18 kg ushqim i pasigurt

Kontrolllet përfshijnë kafene, restorante dhe furra buke; AUV-ja konstatojnë parregullsi

Redaksia ZHURMA Përditësuar 22:25 + Ruaj
AUV kryen 70 inspektime në Gostivar — asgjësohen 18 kg ushqim i pasigurt
FOTO · Foto: Seafood- FDA Lab 2881 (4494783228) / Wikimedia Commons

GOSTIVAR — Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka kryer 70 kontrolle të jashtëzakonshme në rajonin e Gostivarit, pas ndalesës për përdorimin e ujit nga sistemi i qytetit. Kontrollet kanë përfshirë kafene, restorante, furra buke, pastiçeri, qebaptore, tregti dhe operatorë të tjerë me ushqim.

Sipas AUV-së, gjatë inspektimeve nuk janë konstatuar shkelje në lidhje me përdorimin e ujit të ndaluar. Operatorët kanë përdorur ujë të paketuar dhe ujë të sigurt për larjen e enëve, pajisjeve dhe sipërfaqeve të punës, ndërsa për shërbimin e klientëve janë përdorur gota dhe pajisje plastike dhe prej letre.

Inspektorët kanë evidentuar edhe disa parregullsi. Pesë operatorë nuk kishin zbatuar masat për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim, ndërsa te 18 operatorë mungonin kontrollet e detyrueshme shëndetësore të punonjësve. Gjithashtu, janë konstatuar 11 subjekte të paregjistruara si operatorë me ushqim në AUV, ndërsa dy operatorë kishin vendosur në qarkullim 18 kilogramë ushqime të pasigurta, të cilat janë asgjësuar.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Maqedoni →