Zhurma Press E Diel · 27 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:24 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
00:18 Punime në rrjetin elektrik, ndërprerje të rrymës të dielën00:13 Protesta në diasporë për UÇK-në: Shqiptarët në Gjermani dhe Finlandë mbajnë protesta ku…23:58 Zvicra merr fitore të madhe në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut23:04 Vëzhgues rusë nga GRU dhe senatërs sanksionuar të përfshirë në zgjedhjet e Bosnjës22:45 Visar Morina sjell dramën e një familjeje përballë vështirësive ekonomike22:16 Rikthehet Saimir Tahiri: 'Ka kaq shumë për të thënë...'20:46 Protesta kundër vendimit të Hagës, qytetarët nisin tubimin në Prishtinë20:36 Kurti për Masakrën e Abri së Epërme: Mizoria e Serbisë nuk harrohet19:48 Një 19-vjeçar vdes në vetaksident në magjistralen Suharekë-Prizren19:24 Adrola Dushi sjell elegancë dhe stil në fustanet e nusërisë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Muzeu KOS

Cila është historia e fotos së papublikuar të Adem Jasharit me maskë?

Redaksia ZHURMA 23:50 Përditësuar 01:49 2 min lexim
Cila është historia e fotos së papublikuar të Adem Jasharit me maskë?
FOTO · Cila është historia e fotos së papublikuar të Adem Jasharit me maskë? Arkivi ZHURMA

Një ekip gazetarësh amerikanë në janarin e vitit 1998, vizitoi Prekazin. Për t’i pritur kishte dalë vet komandanti legjendar Adem Jashari. Atë ditë u realizuan edhe disa fotografi ku komandanti legjendar bashkë me Ilaz e Hasan Kodrën shihen të maskuar. Por, cila janë prapaskenat dhe si u realizua kjo fotografi e cila rrallë u shfaq në publik, për Tëvë1 e ka zbuluar vet Hasan Kodra.

Lajmi iu erdhi se po vinte një ekip i huajsh gazetarësh. Kështu, Prekazi në fillim të vitit 1998, u bë gati që opinionit botëror, t’ia prezantonte për herë të parë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Vendpritja për ta, u caktua Kulla e Ilaz Kodrës në Prekazin e Poshtëm.

E nikoqirët, ishin vet komandantët e UÇK-së, në krye me Adem Jasharin. Por, para se intervista të fillonte, fillimisht u kërkuan disa fotografi. “Njëri prej fotografëve që ishte me ta së bashku, ishte i ndjeri Haqif Mulliqi, bashkë me ta, i kemi bërë disa foto të ndryshme në oborr, por jo me maska. Ata (fotografët e NY Times) e panë të arsyeshme t’i bëjmë disa fotografi me maska…..Atëherë pozita ku ishim në oborr nuk ishte e mirë (e identifikueshme) kërkuan ta bëjmë një fotografi pranë një muri që ishte afër shtëpisë së komandantit, Ilaz Kodra”, thotë Hasan Kodra , bashkëlufetar i Adem Jasharit.

Para gazetarëve amerikanë të New York Times, dolën tre burra të maskuar e me uniforma ushtarake. Kështu lindi edhe kjo fotografi, e cila rrallë herë e shfaq në publik. Por, kjo nuk është fotografia e vetme që gazetarët amerikanë e bën atë ditë në Prekaz. Vet Hasan Kodra ka zbuluar edhe këto fotografi, në të cilat shihet komandanti legjendar, Adem Jashari i maskuar.

Nga këtu, bashkë me ekipin e gazetarëve u kthyen në kullën e Ilaz Kodrës. Përgjegjësinë për ta dhënë intervistën pa maskë, e mori Hamëz Jashari. Por ky i fundit, urdhëroi që vetëm një njeri brenda odës, të qëndronte i maskuar. “Hamza para se mu ulë, na u drejtua neve që ju jeni vetëm valltar ndërsa unë e udhëheq vallen. Do të thotë Hamza do ta bëj intervistën, mua mu drejtua mësues, mos e heq maskën, sepse je duke punuar në Arsim”, rrëfen Kodra. Vetëm dy muaj pas kësaj interviste, forcat serbe me 5 mars të vitit 1998, sulmuan lagjen Jashari në Prekaz. /Marrë nga tëvë1.info

— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediAdem Jashari: Komandant Legjenda që zgjodhi të mos largohej nga PrekaziLexo zërin →
Komentet