Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Si trajnohen 65 policë të NJRSH për menaxhimin e turmave në Vrellë?

Drejtoria e Njësive Speciale Operative realizoi skenar praktik për 65 zyrtarë nga shtatë rajonet e Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është mbajtur prezantimi përmbyllës i trajnimit profesional “Ballafaqimi me turma”, i organizuar për 65 zyrtarë policorë të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri (NJRSH) nga shtatë rajone të Kosovës.

Si trajnohen 65 policë të NJRSH për menaxhimin e turmave në Vrellë?
Foto: Wikimedia Commons

Trajnimi u zhvillua për zyrtarë nga Prishtina, Ferizajt, Peja, Gjakova, Gjilani, Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut. Programin e udhëhoqën instruktorët e Drejtorisë së Njësive Speciale Operative (DNJSO), me fokus në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e situatave me turma dhe ruajtjen e rendit publik.

Në kuadër të aktivitetit u realizua një skenar praktik ku pjesëmarrësit demonstruan aftësitë operative në situata të ndryshme të sigurisë. Prezantimin e përcollën nga afër drejtues të lartë të Policisë së Kosovës, përfshirë drejtorin Gazmend Hoxha, i cili i përgëzoi zyrtarët për nivelin e lartë të profesionalizmit dhe theksoi “përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë e në veçanti të njësive të specializuara”.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme