Sieviaryniec: Sakrifikoni për liri dhe të drejta në Shqipëri
Dissidenti bjellorus Paval Sieviaryniec mbështet protestat e studentëve shqiptarë kundër korrupsionit të qeverisë Rama.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Paval Sieviaryniec, dissidenti dhe ish-i burgosuri politik nga regjimi i Lukashenkos, ka reaguar në mbështetje të protestave të studentëve dhe të rinjve në Shqipëri kundër korrupsionit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Rama. Nëpërmjet një videomesazhi, ai u bën thirrje të rinjve shqiptarë që të angazhohen për të drejtat dhe lirinë e vendit.
«Dua tu them miqve të mi shqiptarë se kur luftojmë për liri për vendin tonë, për gjërat që na i ka falur Zoti, duhet të kuptojmë se duhet të sakrifikojmë për to lirinë, shëndetin tonë e ndonjëherë edhe jetën tonë», shprehet ndër të tjera dissidenti bjellorus në mesazhin e tij drejtuar publikut shqiptar, duke shtuar se ia vlen dhe se ata nuk duhet të heqin kurrë dorë.