Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Verdikti për ish-krerët e UÇK-së pritet të shpallet në Hagë

Gjykata Speciale do të bëjë publik vendimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të transmetohet me dhjetë minuta vonesë. Transmetimi do të jetë publik dhe do të realizohet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe, ndërsa procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka zgjatur për afro gjashtë vjet.

Foto: veriu.info
Foto: veriu.info

Në prag të këtij vendimi për akuzat që lidhen me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se mërgata është nisur drejt Hagës, ndërsa në qytet do të mbahet tubimi paqësor i quajtur “Nata e pritjes”. Ndërkohë, qytetarët në Kosovë janë pyetur nga Radio Evropa e Liberë rreth pritjeve të tyre nga ky verdikt.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Gjilani 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme