Imami i vrarë Gazmen Tairovci varroset sot në Dragash
Si dyshohet se u përfshinë prindërit e të dyshuarit Beshir Hamza në vrasjen e hoxhës?
DRAGASH — Sot në orën 15:00 do t'i jepet lamtumira e fundit në fshatin Zlipotok imamit Gazmen Tairovci, i cili u ther për vdekje të hënën. Hoxha u sulmua nga Beshir Hamza, i njohur si "Kalorësi i Dragashit", i arrestuar pas një kërkimi me dronë termikë e njësi K-9.
Hetimet janë shtrirë edhe te familjarët e të dyshuarit. Babai i tij është ndaluar për mosdhënie të ndihmës, ndërsa burimet thonë se nëna e shtyu drejt krimit.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.