Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kush shtyu e shai protestuesit e 31-të — dhe pse mori vezë makina e Braçes?

Gent Progni akuzon shefin e Shqiponjave se i sulmoi protestuesit dhe tregon se 100 vezët u hodhën ndaj makinës së Erion Braçes, jo ndaj policisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Në protestën e 31-të radhazi para Kryeministrisë, eksperti i IT-së Gent Progni mori fjalën dhe hodhi akuza të rënda ndaj policisë. Sipas tij, nuk ishin protestuesit ata që filluan dhunën para Parlamentit gjatë ditës — por efektivët vetë e sulmuan turmën pa kurrfarë arsye.

Kush shtyu e shai protestuesit e 31-të — dhe pse mori vezë makina e Braçes?
Foto: Wikimedia Commons

Shefi i "Shqiponjave" — "policia e njëjtë që vrau Klodian Rashën," siç i quajti Progni — erdhi mes protestuesve dhe "na shtynte, na shante pa pikën e kulturës." Progni mori edhe vetë një grusht gjatë përplasjes, të cilin e quajti simbolik: "Ai grusht që unë mora sot është grushti që kemi marrë e gjithë protesta."

Progni sqaroi gjithashtu se 100 vezët nuk u hodhin ndaj policisë — siç pretendoi ky institucion — por ndaj makinës së Erion Braçes, si hakmarrje ndaj premtimeve elektorale të pa mbajtura: nafta pa akcizë, ulja e TVSH-së, inputet bujqësore, çmimet e ushqimeve. "Një mashtrues ordiner, që sot na del si opozitar," e cilësoi Braçen.

Protesta mbushi 31 ditë radhazi. Progni tha hapur se protestuesit duhej të kishin bërë "edhe më shumë" ndaj makinës së Braçes — por kur u përball me shefin e Shqiponjave, zgjodhi të reagonte vetëm me një vezë. "Duke qenë se kemi kulturë," tha ai.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    45% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme