Ahmeti: Ende nuk dihet se kush e njoftoi policinë për vrasjen e Zekajt
Në emisionin “Shoqet” është diskutuar vrasja e rëndë e Arlinda Zekajt, e cila u vra me sëpatë natën e 25 tetorit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në emisionin televiziv “Shoqet” është diskutuar vrasja e rëndë e Arlinda Zekajt, e cila u vra me sëpatë natën e 25 tetorit nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj. Gjatë këtij diskutimi është ngritur pyetja se kush e kishte njoftuar policinë në momentin e ngjarjes. Gazetarja Blerta Ahmeti tha se ende nuk dihet se kush e bëri thirrjen në Polici, ndërsa ajo ka siguruar dhe publikuar detaje të shumta për rastin edhe në emisionin “MAT”.
Siç raportoi Zhurma më 1 nëntor 2026, ishte publikuar letra e 7 shtatorit 2026 ku e ndjera Arlinda Zekaj i lutej gjyqtarit Migjen Kastrati për mbrojtje dhe për kujdestarinë e djalit të saj.