Shqiptari i dënuar për vrasje arrestohet në Athinë, gjetur 2 milionë euro në banesë
Lulëzim Caka, i njohur si Lul Caka, u arrestua dy ditë më parë në Greqi; në Shqipëri ishte i kërkuar për vrasje dhe tentativë vrasjeje drejtuesve policie.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Autoritetet greke kanë arrestuar në Athinë shqiptarin Lulëzim Caka, të njohur me pemërorin "Lul Caka", dy ditë më parë. Në Shqipëri ai rezulton i akuzuar dhe i dënuar për vrasjen e Pëllumb Eminit, ngjarje e ndodhur më 21 korrik 1997 në Lushnjë, si dhe për sulmin e armatosur ndaj dy drejtuesve të policisë, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi, në mars 1998. Për këto krime iu ekzektua dënimi i përbashkët 25 vite burgimi, i miratuar nga Gjykata e Apelit.
Pas arrestimit, në banesën e tij u zbuluan dy milionë euro në para, droga dhe bizhuteri. Caka konsiderohet nga emrat më të njohur të kronikës së zezë shqiptare të viteve 90, me aktivitet kryesisht në zonën Berat-Fier-Lushnjë.