Denaldo Maxhallaku gjendet pa shenja jete në një pus në Itali
Një 31-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një pus në Itali, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur hetimet për vrasje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Trupi i pajetë i shtetasit shqiptar Denaldo Maxhallaku është zbuluar brenda një pusi rreth dhjetë metra të thellë, në zonën e Longianos, në provincën e Forli-Cesenës. Viktiga ishte raportuar e zhdukur pasi kishte humbur kontaktet me familjarët e tij që prej shtatë tetorit. Gjatë kontrolleve nga karabinierët, të cilët u ndihmuan edhe nga njësi me qen kërkimi, u bë i mundur lokalizimi i trupit, ndërsa në vendngjarje u zbuluan gjithashtu disa gëzhoja pistolete që mund të shërbejnë si prova të rëndësishme për hetimin.
Automjeti i të riut, një makinë e tipit Fiat Punto e zezë, ishte zbuluar më parë i djegur plotësisht në zonën e Roncofreddos, pranë lumit Rubicone. Pas këtyre zhvillimeve, Prokuroria e Forlit, e drejtuar nga prokurori Enrico Cieri, ka nisur zyrtarisht hetimet paraprake për veprën penale të vrasjes. Dyshimet e para sugjerojnë se i riu mund të jetë qëlluar me armë zjarri, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e përgjegjësve.