Keqpërdorim i të dhënave personale të një të reje në Athinë
Fotografitë dhe numri i telefonit të një vajze u keqpërdorën në një faqe me njoftime për shërbime seksuale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një vajzë e re është përballur me një situatë shqetësuese, pasi të dhënat e saj personale janë shfrytëzuar pa leje në një faqe interneti me përmbajtje erotike. Një person i panjohur ka hapur një profil të rremë duke përdorur imazhet e marra nga llogaritë e saj në rrjetet sociale, së bashku me numrin e saj personal të telefonit, për të shpallur kinse ajo ofron shërbime seksuale kundrejt pagesës.
Mashtrimi është zbuluar pasi e reja ka nisur të pranojë thirrje dhe mesazhe të vazhdueshme nga individë të ndryshëm. Pasi është njohur me rastin përmes një prej personave që e ka kontaktuar, ajo ka kërkuar menjëherë heqjen e shpalljes nga platforma përmes një ankese me shkrim. Sipas mediave, është dashur një periudhë prej rreth tri ditësh që përmbajtja e paligjshme të largohet përfundimisht nga faqja.