Shporta minimale kapërcen shifrën 70 mijë denarë
Paga mesatare neto nuk arrin të mbulojë shpenzimet e familjeve për shkak të çmimeve të larta dhe inflacionit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Paga mesatare neto arriti në 48.733 denarë, duke shënuar një rritje prej 7,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Megjithatë, çmimet e produkteve dhe shërbimeve vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetin e familjeve, ndërsa qytetarët shprehen se të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat bazë të jetesës.
Shporta minimale sindikale për muajin tetor arriti në vlerën 70.358 denarë, duke shënuar një shtesë prej 926 denarësh krahasuar me periudhën paraprake. Kjo shumë rezulton të jetë rreth 21.600 denarë më e lartë se paga mesatare neto në vend.
Për më tepër, shpenzimet minimale mujore për një familje katëranëtarëshe që jeton me qira arrijnë deri në 85.733 denarë. Qytetarët theksojnë se inflacioni i lartë dhe shtrenjtimi i produkteve e bëjnë shumë të vështirë përballimin e jetesës me mjetet aktuale financiare.