Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Shkodër, dëmtimet e urës së Bardhajve rrezikojnë afro 4 mijë banorë

Banorët apelojnë për ndërmarrjen e masave para stinës së dimrit, ndërsa projekti i Bashkisë mbetet pa zbatim.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Afro 4 mijë banorë të zonave të ndryshme rurale dhe të fshatrave të zonës së Rrethinave përballen çdo ditë me rrezik gjatë kalimit në urën e Bardhajve, e cila ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme dhe po shkon drejt degradimit. Kjo strukturë lidh qytetin e Shkodrës me zonat përreth, ndërkohë që rritja e nivelit të lumit Kir rrezikon akoma më shumë qëndrueshmërinë e saj.

Shkodër, dëmtimet e urës së Bardhajve rrezikojnë afro 4 mijë banorë
Foto: javanews.al
Video · YouTube ↗

Para stinës së dimrit dhe shtimit të reshjeve, banorët kanë përsëritur thirrjet për marrjen e masave që të shmanget ndonjë ngjarje më e rëndë. Problematikat e gjendjes së urës pranohen edhe nga Bashkia e Shkodrës, e cila që në muajin qershor lajmëroi hartimin e një projekti për rikonstruksionin e plotë të saj në bashkëpunim me Emergjencat Civile, por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret për zbatimin e tij.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme