Valdeti: Arlindën do ta largoja nga shtëpia e BBVK-ja
Valdeti tregon arsyen pse do ta largonte Arlindën nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë darkës së të nominuarve në Big Brother VIP Kosova, banorët po u përgjigjen pyetjeve të publikut, ndërsa diskutimet janë fokusuar edhe te vendimet e mundshme për largimin e konkurentëve. I pyetur se cilin banor do ta largonte nga shtëpia, Valdeti ka zgjedhur Arlindën. Valdeti thotë se ajo bie shpesh në kundërshtim me vetveten dhe përmend një rast të fundit lidhur me Fuego dhe Nichin. Sipas tij, ajo përdor fjalë si të rreme, por më pas i beson dhe cenon privatësinë e dikujt tjetër. Ai ka shtuar se ajo prek tema që nuk duhet të preken dhe i përcjell një energji negative.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar