Arrestohet në Tiranë inspektori i IMT-së, i dënuar në Itali për vjedhje me armë
Miklovan Arapi, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë me 6 vite burg, është kapur në kryeqytet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Policia e Tiranës ka arrestuar paraditen e datës 17 nëntor 41-vjeçarin Miklovan Arapi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit në Romë e ka dënuar me 6 vite burg. Autoritetet bëjnë me dije se ai akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Kanosja”, ndërsa pritet të ndiqen procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Sipas të dhënave nga terreni, Arapi shërben si inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë. Ai u identifikua gjithashtu si një prej personave që dolën të maskuar dhe me sende të forte nga selia e Partisë Socialiste gjatë përplasjes me protestuesit në kryeqytet.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar