Demo: Pasuritë e konfiskuara i kthejmë në mundësi për të rinjtë
Ministri i Punëve të Brendshme vizitoi një galeri arti të ngritur në një ish-bar kafe të konfiskuar nga shteti.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka zhvilluar një vizitë në një galeri arti e cila është ngritur në ambientet e një ish-bar kafeje të konfiskuar nga shteti. Kjo hapësirë, e cila dikur i përkiste një personi të lidhur me krimin, sot u shërben grave dhe të rinjve për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të krijuar punime artistike e artizanale.
Gjatë kësaj vizite, ministri u angazhua për zgjerimin e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, me synimin që vlerat monetare dhe pasuritë e konfiskuara t’u shërbejnë më shumë qytetarëve dhe komuniteteve. Demo u shpreh se «dobësimi i krimit është një mundësi shumë e mirë që ne të fuqizojmë komunitetet», duke shtuar se do të vazhdojë dhe do të intensifikohet kjo traditë për të mbështetur njerëzit në nevojë.
Sipas ministrit, partneriteti ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe shoqërisë civile është thelbësor. Gjithashtu, ai nënvizoi rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar nga Policia e Shtetit, Prokuroria e Posaçme dhe institucionet e tjera, ndërsa vlerësoi ruajtjen e zanateve tradicionale dhe zhvillimin e turizmit në vend.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar