Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Sali: Afrimi me BE-në duhet t’i sjellë qytetarëve përfitime të prekshme

Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, u takua në Berlin me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë një vizite pune në kryeqytetin gjerman, Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u takua me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Gjatë këtij takimi u bisedua rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, zhvillimeve aktuale në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Temë kryesore e bisedimeve ishte integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian.

Sali: Afrimi me BE-në duhet t’i sjellë qytetarëve përfitime të prekshme
Foto: albeu.com

Sali theksoi rëndësinë e qasjes së re të Komisionit Evropian për një Bashkim Evropian më të gjerë, duke kërkuar që procesi i zgjerimit të jetë më i shpejtë, i parashikueshëm dhe i mbështetur te meritat. Sipas tij, qytetarët dhe bizneset duhet t’i përjetojnë përfitimet e lidhjes më të ngushtë me bllokun evropian që tani, ndërkohë që vendi vazhdon punën për reformat e nevojshme drejt anëtarësimit të plotë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme