Ymeri: 27.6 milionë euro kosto e rrymës gjatë shtatorit
Deputetja e LDK-së ka reaguar ndaj kostove të energjisë elektrike, duke kritikuar qeverisjen.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me shpenzimet e energjisë elektrike. Sipas saj, vetëm gjatë tridhjetë ditëve të muajit shtator, kostoja e rrymës ka arritur shifrën prej 27.6 milionë eurosh.
Ymeri ka kritika të vazhdueshme ndaj qasjes së pushtetit në këtë sektor dhe situatën e krijuar e ka cilësuar përmes deklaratës «30 Ditë Shtatori, 27.6 Milionë Euro kosto e rrymes. Era Mafi Energjetike!».