Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Llatja: Evakuohen familjet në Elbasan, priten verifikimet e Institutit të Ndërtimit

Kryebashkiaku i Elbasanit jep detaje për situatën pas shpërthimit tragjik dhe zjarrit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ELBASAN — Pas ngjarjes së rëndë në Elbasan, ku apartamenti u përfshi nga flakët dhe dëmtoi rëndë strukturën, strukturat e Emergjencave Civile dhe grupet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet në terren. Kryebashkiaku Gledian Llatja bëri me dije se zjarri është shuar plotësisht dhe se të gjitha familjet janë evakuuar nga pallati.

Llatja: Evakuohen familjet në Elbasan, priten verifikimet e Institutit të Ndërtimit
Foto: javanews.al

Llatja tha se pjesa më e madhe e banorëve janë strehuar te të afërmit, ndërsa pjesa tjetër janë vendosur në konviktet e studentëve. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve të godinës është bërë i pabanueshëm, kurse problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit.

Për vlerësimin e dëmeve dhe garantimin e sigurisë, në terren pritet të mbërrijnë strukturat dhe specialistët e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme