Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë

Koalicioni VLEN ka reaguar ashpër ndaj lirimit nga paraburgimi të ish-funksionarëve Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, duke kërkuar llogaridhënie nga organet e drejtësisë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Koalicioni VLEN ka lëshuar një reagim të ashpër pas vendimeve për lirimin nga paraburgimi të ish-funksionarëve Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, duke i cilësuar këto zhvillime si skandalozë dhe shqetësues për besimin e qytetarëve te institucionet e drejtësisë. Sipas partisë, veçanërisht ngre pikëpyetje lirimi i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, i cili bleu lirinë me një garanci pasurore prej 1.2 milionë eurosh, ndërkohë që të dy ishin të arratisur nga drejtësia për më shumë se një vit.

VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë
Foto: zhurnal.mk

VLEN kërkon nga prokuroria dhe organet gjyqësore që të japin shpjegime publike për arsyet dhe rrethanat që çuan në këto vendime, duke ngritur dyshime për ndikime politike, lidhje të mundshme me shërbimet sekrete dhe pasojat e ndryshimit të Kodit Penal. Partia paralajmëron se do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat institucionalë për të kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi për çdo person të përfshirë.

Në thirrjen e saj, VLEN i bën apel faktorit ndërkombëtar dhe ambasadave të huaja që ta ndjekin nga afër këtë proces për të garantuar transparencën dhe sundimin e ligjit në vend. «Grubi dhe Bajrami nuk mund të jenë mbi ligjin. Përgjegjësia s’duhet t’i shmanget askujt», theksohet në reagimin e partisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme