Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Sa persona u prekën nga zjarri i deponisë në Sferkë?

Prokuroria ka kërkuar shtimin e ekipeve të zjarrfikësve dhe ka autorizuar një ekspert për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SFERKË — Një person u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa disa të tjerë morën ndihmë mjekësore në vendngjarje, si pasojë e situatës së krijuar nga zjarri në deponinë e mbeturinave në Sferkë, ku më herët disa protestues ishin helmuar gjatë një proteste. Për menaxhimin e situatës u angazhuan Policia e Kosovës, ekipet emergjente dhe zjarrfikësit.

Sa persona u prekën nga zjarri i deponisë në Sferkë?
Foto: Ilustrim · Universal Clinical Center of Kosovo - Emergency department (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons

Prokurori i Shtetit ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimin e ekipeve shtesë të zjarrfikësve, me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të zjarrit. Prokuroria ka bërë të ditur se menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në këtë deponi javën e kaluar ka autorizuar edhe një ekspert të zjarreve për të përcaktuar shkaqet e tij.

Eksperti pritet të dorëzojë raportin me të gjeturat në Prokurori. Nëse konstatohet se zjarri është shkaktuar nga faktori njerëzor, Prokuroria thotë se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin dhe arrestimin e personit ose personave përgjegjës.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme