Demokratët Europianë: Tortura gjatë protestave në Tiranë nuk ka vend në Europë
Demokratët Europianë kërkojnë hetime pas akuzave për dhunë e keqtrajtim gjatë tubimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Organizata e Demokratëve Europianë ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar në Tiranë, duke shprehur shqetësim për pretendimet e ngritura nga organizatat kundër torturës mbi përdorimin e tepruar të forcës, keqtrajtimin dhe ndalimet arbitrare gjatë tubimeve.
Sipas tyre, ndonëse dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet pa asnjë ekuivok, shteti nuk mund t’i përgjigjet dhunës me abuzim apo torturë. Ata i kanë kërkuar qeverisë të garantojë hetime të pavarura, vënie para përgjegjësisë për shkeljet dhe përdorim proporcional të forcës nga policia, duke nënvizuar se «tortura nuk ka vend në Europë».