Vazhdo leximin
e diel, 1 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Bytyqi: Mbi 200 raste të lëmoshëkërkimit të trajtuara nga policia në Prizren

Autoritetet paralajmërojnë masa dhe një plan trevjeçar veprimi për fëmijët dhe të rriturit në situatë rruge.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRIZREN — Dukuria e lëmoshëkërkimit në qytetin-djep të Lidhjes së Prizrenit vazhdon të paraqesë rrezik serioz për sigurinë në komunikacion dhe për vetë të miturit që ekspozon në rrugë. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se përmes planit operativ «Lëmoshëkërkuesit» janë trajtuar mbi 200 raste, duke shtuar se një pjesë e madhe e këtyre fëmijëve nuk janë shtetas të Kosovës dhe nuk ndjekin mësimet. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos u japin para në rrugë.

Bytyqi: Mbi 200 raste të lëmoshëkërkimit të trajtuara nga policia në Prizren
Foto: prizrenpress.com

Nga ana tjetër, Bashkim Rakaj nga Drejtoria për Punë dhe Mirëqenie Sociale njoftoi se muajin e ardhshëm do të nisë hartimi i një plani trevjeçar për trajtimin e personave në situatë rruge, në bashkëpunim me organizata për mbrojtjen e fëmijëve.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme