Turistët në Shqipëri shtohen me 12.4% në maj — Italia kryeson fluksin
Vizitorët nga Italia dhe Kosova prijnë në statistika, ndërsa operatorët në Durrës e Golem raportojnë rënie të rezervimeve individuale.
TIRANË — Numri i vizitorëve të akomoduar në Shqipëri është rritur me 12,4 për qind në maj të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Institutit të Statistikave, vizitorët rezidentë shënuan një rritje prej 11,4 për qind, ndërsa ata jo-rezidentë u rritën me 12,7 për qind.
Sipas raportit, net-qëndrimet e përgjithshme në hotelet e vendit u shtuan me 8 për qind, ku vizitorët e huaj shënuan një rritje prej 8,6 për qind. Italia mbetet tregu kryesor i origjinës duke përbërë 19 për qind të totalit të vizitorëve jo-rezidentë, e pasuar nga Kosova me 11 për qind dhe Gjermania me 10 për qind.
Franca dhe Polonia renditen më pas me përkatësisht 9 dhe 6 për qind të vizitorëve, ndërsa shfrytëzimi i dhomave u rrit lehtë në 29,8 për qind. Megjithatë, operatorët në Durrës e Golem raportojnë rënie të rezervimeve individuale të minutës së fundit, duke vënë në dukje se vetëm kontratat e garantuara po ecin sipas parashikimeve.
Burim: Gazeta Blic
— Redaksia ZHURMA