Zhurma Press E Premte · 02 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi MKD

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur rritjen e çmimeve të derivateve të naftës me një mesatare prej 4.85 për qind.

Redaksia ZHURMA 16:35 Përditësuar 03:56 1 min lexim
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
FOTO · telegrafi.com Arkivi ZHURMA

SHKUP — Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka sjellë vendimin për rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut mesatarisht 4,85 për qind.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 4,50 denarë për litër, ku çmimi maksimal i EuroSuper BS-95 do të jetë 91,50 denarë, ndërsa EuroSuper BS-98 do të shitet deri në 93,50 denarë. Çmimi i EURODIZELIT rritet për 6,50 denarë, duke arritur në 98 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për 6 denarë, në 98,50 denarë për litër, ndërsa çmimi maksimal i mazutit rritet me 0,188 denarë dhe do të arrijë në 43,726 denarë për kilogram. Sipas KRRE-së, rritja e çmimeve vjen si pasojë e rritjes së çmimeve referente në tregjet botërore.

Burimet: Telegrafi; Almakos; Shenja; TV21; Koha.net ; Zhurnal.mk; Alsat-M (klaster 7 outlets).

Komentet