Zhurma Press E Premte · 02 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë KOS

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe procesin që po…

Redaksia ZHURMA 19:59 Përditësuar 20:04 1 min lexim
Foto: albeu.com
FOTO · Foto: albeu.com Arkivi ZHURMA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se në takim është diskutuar për situatën aktuale politike dhe procesin që po zhvillohet në Hagë.

Hamza ka deklaruar se për PDK-në mbetet e nevojshme miratimi i ligjit, ndërsa ka bërë të ditur se deri në përfundim të takimit nuk është arritur marrëveshje.

"Biseduam për situatën aktuale politike që ka të bëjë me procesin në Hagë, me nevojën që ligji të procedohet dhe aprovohet në Kuvend, dhe tema zgjedhja e presidentit", tha Hamza.

Ai tha se për PDK-në, "është nevojë dhe domosdoshmëri aprovimi i ligjit për Specialen dhe pastaj ne jemi të hapur të diskutojmë për presidentin".

Hamza tha se deri më tani nuk ka marrëveshje me Kurtin për temat e biseduara.

"Nuk ka marrëveshje deri më tani për temat për të cilat kemi biseduar. Është e mundshme që kemi takime edhe ditëve në vijim", theksoi kreu i PDK-së.

Burimet: Albeu; Veriu.info; Gazeta Metro; Gazeta Blic; Zëri (klaster 5 outlets).

Komentet