Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Rapsha 2026 në Tuz, tri net me këngë e valle nga të gjitha trevat

Edicioni i shtatë i Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit ka nisur në Vitojë të Malësisë së Madhe.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në Vitojë të Malësisë së Madhe ka nisur edicioni i shtatë i Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2026”. Manifestimi, që filloi më 21 gusht dhe zgjat deri më 23 gusht, sjell tri net me këngë, valle dhe tradita nga trevat shqiptare dhe diaspora.

Foto: KultPlus / kultplus.com
Foto: KultPlus / kultplus.com

Programi nis në orën 20:00, ndërsa para mbrëmjeve festive parashikohen defilime nëpër qendër të Tuzit nga ora 17:30. Në skenë po performojnë shoqëri kulturo-artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora, përfshirë grupe nga Michiganu.

Ndër pjesëmarrësit janë SHKA “Rapsha” nga Drume, SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Prizrenit, SHKA “Besa” nga Trieshi, shoqata kulturore “Skampa” nga Elbasani dhe “Cercj Ariani” nga Mallakastra, si dhe ansamble nga Rugova, Mileshi, Gucia, Deçani, Ferizaj, Lezha e treva të tjera. Nata e dytë mbahet më 22 gusht, ndërsa festivali mbyllet më 23 gusht.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme