Rama: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi për bashkëpunim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas intervistimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në një deklaratë për media pas intervistimit të tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai ka theksuar se ka kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me organet e drejtësisë për çështje të ndryshme dhe se mbetet totalisht transparent, duke shtuar se «kështu zhvillohet shteti demokratik».
Gjatë këtij prononcimi, Rama ka bërë një krahasim duke e përmendur kryeministrin, ndonëse tha se nuk dëshiron të përmendë emra, për ata që nuk i përgjigjen ftesave për t'u paraqitur. Sipas tij, puna e tij mbetet zhvillimi dhe ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa detyra e Prokurorisë është të sigurohet se çdo gjë veprohet konform legjislacionit në fuqi.