Rama: S’i kam prishur raportet me Abdixhikun, s’lejoj përzierje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar prishjen e raporteve me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mohuar se i ka prishur raportet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Pressing» në T7, Rama u shpreh se nuk i ka prishur raportet me të, duke shtuar se «nëse ai i ka prishë me mua pyetne atë».
Rama foli për një marrëveshje me Abdixhikun, duke theksuar se i qëndron asaj. Sipas tij, ka thënë se nuk lejon askënd të përzihet në qeverisjen e kryeqytetit, pasi vizioni është i qartë dhe kryeqyteti ka ecur.