Vazhdo leximin
e premte, 30 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Zbardhet vrasja në Athinë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola

Policia greke zbardh ngjarjen e 24 korrikut në Athinë, ndërsa gjykata vendos masën e sigurisë për autorin e dyshuar.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia greke ka arritur të zbardhë një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti. Sipas autoriteteve, i dyshuari si autor i ngjarjes është 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola. Viktima dhe i dyshuari kishin njohje mes tyre, ndërsa ky i fundit e vizitonte shpesh në banesë ku kryente shërbime të ndryshme për të marrë shuma të vogla parash.

Zbardhet vrasja në Athinë, arrestohet 48-vjeçari shqiptar Ilian Kola
Foto: javanews.al

Hetimet tregojnë se motivi i krimit dyshohet të ketë qenë grabitja, pasi pas ngjarjes nga banesa mungonin para dhe sende me vlerë. Pasi në vendin e ngjarjes u siguruan shenjat e gishtave dhe material biologjik, i dyshuar u ndodh pa rrugëdalje dhe u tha efektivëve se nuk mbante mend asgjë për shkak të ndikimit të lëndëve narkotike. Sipas të dhënave policore, Kola rezulton i ndaluar mbi 20 herë që nga viti 2019 për vjedhje dhe krime të lidhura me sigurimin e fondeve për narkotikë, ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tij masën e paraburgimit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme