Haxhiu takon Rrjetin e Grave për agjendën gjinore parlamentare
Kryetarja e Kuvendit diskuton me përfaqësueset e organizatave për avancimin e barazisë gjinore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës, ku është diskutuar për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave. Gjatë takimit janë trajtuar përparësitë e agjendës gjinore parlamentare, hartimi i ligjeve nga perspektiva gjinore si dhe fuqizimi i rolit mbikëqyrës të Kuvendit në zbatimin e tyre.
Haxhiu ka shprehur përkushtimin që gjatë kësaj legjislature kjo agjendë të avancohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave. «Shpreha vullnetin dhe përkushtimin tim që gjatë kësaj legjislature ta çojmë më tej këtë agjendë, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e grave, duke u siguruar që barazia gjinore të zërë vendin që i takon në punën dhe vendimmarrjen e Kuvendit», ka theksuar ajo përmes një postimi.
Kryeparlamentarja ka vlerësuar punën shumëvjeçare të Rrjetit të Grave të Kosovës dhe 106 organizatave anëtare të tij. Ajo ka çmuar këmbënguljen e tyre për t'i kthyer të drejtat e garantuara me ligj në të drejta që gëzohen në jetën e përditshme.