Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Qeveria i jep 88 hektarë në Vlorë kompanisë 'Rams Albania' me 1 euro

Territori prej 885 mijë metrash katrorë do t'i jepet shoqërisë "RAMS ALBANIA" me një tarifë prej 1 euro për kontratë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shpalljen e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik të emërtuar si "Vlorë TEDA/Rams Free Zone", me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit. Kjo zonë e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej 885.557,6 metrash katrorë në territorin e Bashkisë së Vlorës.

Qeveria i jep 88 hektarë në Vlorë kompanisë 'Rams Albania' me 1 euro
Foto: Vlorë, Albania December 2022 - Balcony View of Bay / Wikimedia Commons

Sipas vendimit të qeverisë, në këtë hapësirë do të zhvillohen aktivitete që lidhen me ndërtimin e një ekosistemi industrial, logjistik dhe inovativ. Gjithashtu, parashikohet zhvillimi i teknologjisë industriale, automatizimit, inteligjencës artificiale, prodhimit të energjisë së rinovueshme, si dhe përpunimit të lehtë mekanik të metaleve pa shkaktuar ndotje mjedisore.

Zhvillues i kësaj zone teknologjike është shpallur shoqëria "RAMS ALBANIA" sh.p.k., e cila ka përfituar statusin e investitorit strategjik përmes një procedure të veçantë jokonkurruese. Shteti do të vërë në dispozicion pronat shtetërore në zonat kadastrale përkatëse të Vlorës me një tarifë simbolike prej vetëm 1 euro për kontratë.

Kjo zonë do të funksionojë për një periudhë fillestare prej 35 vitesh, me mundësi zgjatjeje deri në 99 vjet. Me këtë vendim shfuqizohen edhe marrëveshjet e mëparshme me shoqërinë "Idea Vlora" sh.a., ndërsa zbatimi i projektit të ri do të mbikëqyret nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme