Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Gjykata liron burrin që masakroi gruan me çekiç në Shkodër

Vlash Krajni, 73 vjeçar, u lirua pa ekspertiza mjeko-ligjore, ndërsa gruaja e tij, Leza Krajni, 68 vjeçare, është në gjendje të rëndë në Itali me një sy të humbur.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Vlash Krajni, 73 vjeçar, u lirua nga burgu pa dalë ekspertiza mjeko-ligjore, pasi kishte goditur brutalisht me çekiç gruan e tij, Leza Krajni, 68 vjeçare, në fshatin Barbullush të Bushatit. Gruaja, e cila po fliste me motrën në telefon, u godit në kokë dhe u la në gjendje kome. Pas disa ditësh, ajo u transferua në Itali, ku humbi një sy dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Deda Çeliku, denoncuesi, ankohet se gjykata e ka liruar burrin pa dalë ekspertiza për gjendjen e tij mendore.

Gjykata liron burrin që masakroi gruan me çekiç në Shkodër
Foto: javanews.al
Video · YouTube ↗

Prokuroria e ka akuzuar Krajnin për "vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" në tentativë, ndërsa gjyqtarja Arta Llazari ka vendosur masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Hetimet nuk kanë pasur radhë, ndërsa gjykata e liroi autorin ende pa dalë raporti i Mjekësisë Ligjore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme