Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Bankat e huaja mbajnë peng një bllok financimi prej 2.2M€

Bankat e mëdha të huaja në Shqipëri reduktojnë kredinë reale, ndërsa bankat vendase financojnë më shumë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ekonomia shqiptare përballet me një ngërc strukturor që pengon rritjen ekonomike. Të dhënat zyrtare nga Banka Botërore tregojnë se 21% e mikrondërmarrjeve, bizneseve të vogla dhe të mesme e listojnë aksesin në financim si pengesë madhore, duke e vendosur Shqipërinë në fund të rajonit. Nga ana tjetër, një studim i OECD gjeti se 34% e ndërmarrjeve të mesme e identifikojnë mungesën e qasjes në kredi si problemin e tyre kryesor.

Bankat e huaja mbajnë peng një bllok financimi prej 2.2M€
Foto: boldnews.al

Bankat e mëdha të huaja, BKT, Raiffeisen dhe Intesa, reduktojnë kredinë reale, ndërsa bankat vendase financojnë më shumë. Bankat e huaja mbajnë 48.7% të depozitave shqiptare, por financojnë vetëm 36.4% të kredisë. Nëse bankat e huaja do të financonin si bankat vendase, do të injektoheshin 198.6 miliardë LEK (2.2M€) në ekonominë reale.

Bankat e huaja zotërojnë gjysmën e kursimeve shqiptare, por nuk i kanalizojnë për financimin e ekonomisë. Ky sinkronizim i politikave konservatore funksionon si një "frenë e madhe dore" për sipërmarrjen vendase.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme