Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Lala: Veliajt përdor dosjen "2" për të dukur si i persekutuar

Gazetarja Klodiana Lala zbulon se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do ta përdorë dosjen e dytë ndaj tij për të dukur si i persekutuar në Gjykatën e Strasburgut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do ta përdorë dosjen e dytë ndaj tij për t’u dukur si i persekutuar në Gjykatën e Strasburgut. Sipas burimeve, hetimet po përqendrohen te transaksionet e kompanisë së vëllait të tij, për të verifikuar nëse ajo ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës. Gjithashtu, shqyrtohen udhëtimet e Veliajt që nga nisja e detyrës si kryebashkiak, për të zbardhur itineraret dhe personat që e kanë shoqëruar.

Lala: Veliajt përdor dosjen "2" për të dukur si i persekutuar
Foto: boldnews.al

Lala deklaroi se Veliaj është përpjekur të ndërtojë alibi për ta nxjerrë veten si të persekutuar politikisht, duke thënë se takimi i ministrit të drejtësisë Toni Gogu me Veliajn në zyrën e drejtorit është një gjë që duket e dyshimtë. Sipas saj, Veliaj do ta përdorë këtë për të përgatitur mbrojtjen e tij për procesin në Strasburg.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme